Gruaja e sulmon bashkëshortin në Rahovec, ai detyrohet të kërkojë ndihmë nga mjeku - NACIONALE

Gruaja e sulmon bashkëshortin në Rahovec, ai detyrohet të kërkojë ndihmë nga mjeku

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec.

Atje bashkëshortja dyshohet ta ketë sulmuar burrin, i cili është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

“Rahovec 18.03.2024 – 00:15. Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme