Gruaja e Navalnyt: Nëse lajmi është i vërtetë, Putini s’do të kalojë pa u ndëshkuar
Gruaja e opozitarit rus, Alexei Navalny, Yulia, tha të premten se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar, nëse vdekja e bashkëshortit të saj del të jetë e vërtetë, siç u raportua nga zyrtarët rusë.
Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëhet bashkë dhe të luftojë kundër “regjimit të tmerrshëm” në Rusi. Ajo e bëri këtë koment në një deklaratë në Konferencën e Mynihut për Siguri, duke folur përmes një përkthyesi, raporton agjencia “Reuters”.