Gruaja e ish-rektorit Statovci: Më tha se dua t’i mbrojë studentët
Drita Statovci, bashkëshortja e rektorit të ndjerë, Ejup Statovci, ka treguar për afërsinë që ai kishte me studentët.
Në 25-vjetorin e protestave studentore të 1 tetorit ’97, ajo kë bërë me dije se bashkëshorti i saj në atë ditë i kishte thënë se po iu bashkëngjitet grupit të studentëve në demonstratë.
Se bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe disa nga udhëheqësit e atyre protestave, ajo sot ka bërë homazhe të varri i Statovcit.
“Vetëm mund të ju them faleminderit për respektin që po e bëni, po respektohet profesori Ejup Statovci, rektor historik si po i thoni, rektor i rezistencës, të gjitha këto qëndrojnë, por më kryesorja se e respektojmë veten, ndërtojmë traditë, ndërtojmë histori dhe këto janë momente të pashlyeshme të cilat vazhdojnë dhe më tutje dhe ndërtojnë vazhdimisht traditën”, ka thënë ajo.
“Ditën që ai doli në demonstrata, sepse ne në një shtëpi, i kisha fëmijët dhe të gjithë aty ‘unë jam aty, e din ku jam. Jo që dua t’i përkrahi, por dua t’i mbrojë studentët’”, ka deklaruar ajo.