Gripi sezonal: Mbi 8 mijë persona e morën vaksinën në QKMF-në e Prishtinës - NACIONALE

Gripi sezonal: Mbi 8 mijë persona e morën vaksinën në QKMF-në e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë muajve të dimrit shpërndahet me të madhe gripi sezonal. Si rrjedhojë në vend për t’i parandaluar dëmet shëndetësore tash e disa ditë po jepet vaksina kundër këtij gripi.

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë deri më tani janë dhënë mbi 8 mijë vaksina kundër gripit sezonal.

Kështu po deklarojnë mjekë të kësaj qendre. Të njejtit theksojnë se në këtë qendër vaksinimi bëhet deri në orën 20:00, kurse në qendrat tjera deri në orën 13:00 ka bërë të ditur për EO,.

Doktoresha Xhevahire Canolli ka sqaruar se për gjithë ata të cilët nuk mund të shkojnë për vaksinim në qendra i kanë në dispozicion ekipet mobile.

Orari në Qendrën Kryesore është prej orës 07:00 të mëngjesit deri në 20:00 në mbrëmje ndërsa në qendra të tjera punohet vetëm paradite prej orës 07:00 deri 13:30. Kemi edhe ekipin mobil për vaksinimin e të sëmurëve kronik që për arsye shëndetësore nuk mund të arrijnë në qendra. Deri tani kemi vaksinuar 80 të sëmur kronik, dhe numri i përgjithshëm i të vaksinuarve nga fillimi deri më sot është mbi 8 mijë qytetarë”, tha ajo.

Canolli shtoi se ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse sipas saj vaksinimin mbetët mënyra më e mirë në parandalimi dhe mbrojtjen nga gripi sezonal, rapton EO.

“Kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave, kështu që i kisha ftuar qytetarët që të mos hezitojnë të vaksinohen pasi vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe vaksinimin mbetët mënyra më e mirë në parandalimi dhe mbrojtjen nga gripi sezonal”, tha ajo.

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka filluar në muajin nëntor në gjithë territorin e Kosovës dhe është duke vazhduar ende, raporton Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme