Greva e Bashkimit të Sindikatave mbështetet nga organizata më e madhe sindikaliste në SHBA - NACIONALE

Greva e Bashkimit të Sindikatave mbështetet nga organizata më e madhe sindikaliste në SHBA

1 vit më parë

nga NACIONALE

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, ka njoftuar se kanë pranuar mbështetje nga organizata më e madhe sindikaliste në Shtetet e Bashkuara, Federata Amerikane e Punës dhe Kongresi i Organizatave Industriale, për grevën e përgjithshme në sektorin publik.

Kjo organizatë, ka kërkuar edhe nga Qeveria e Kosovës, që të respektojë të drejtën e grevës dhe të vazhdojë dialogimin, deri sa të arrihet marrëveshja.

“Sot, më 8 shtator 2022, e enjte, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, ka pranuar një letër mbështetëse nga organizata më e madhe sindikaliste në Shtetet e Bashkuara, Federata Amerikane e Punës dhe Kongresi i Organizatave Industriale (AFL-CIO), në të cilën shprehet solidariteti i 12 milionë anëtarëve të saj me BSPK-në dhe me anëtarët e saj gjatë grevës së përgjithshme të sektorit publik që filloi më 25 gusht 2022.

Për përmbajtjen e letrës AFL-CIO ka njoftuar edhe Partnerin tonë Socialë - Qeverinë e Kosovës, nga e cila kërkon që “të respektojë të drejtën e grevës dhe të vazhdojë dialogimin deri sa të arrihet marrëveshja”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.

Lajme të ngjashme