Greqia në luftë me zjarret, vdesin tre zjarrfikës - NACIONALE

Greqia në luftë me zjarret, vdesin tre zjarrfikës

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Tre zjarrfikës grekë vdiqën gjatë luftës me zjarret në mot me erë të fortë në ishullin e Kretës dhe në pjesën kryesore të territorit, përderisa zjarret u përhapën në Evropë të mërkurën pas disa ditëve me flakë shkatërruese në Spanjë dhe Francë.

Dy zjarrfikës u ngujuan në zjarrin e Kretës, afër fshatit Krya Vrysi, përderisa po lëviznin me një automjet mes fronteve të zjarrit. Një zjarrfikës tjetër vdiq nga një zjarr tjetër në rajonin e Peloponezit, i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” një zëdhënës i zjarrfikësve.

Banorët dhe turistët u evakuuan nga Krya Vrysi dhe fshatrat e tjera përreth, thanë banorët lokalë, përderisa era e fortë e nxori zjarrin nga kontrolli në pikat e popullarizuara për pushime.

“Era është e pabesueshme – nganjëherë nuk mund të qëndrosh në këmbë. Flakët ishin shumë të mëdha, ishte vërtet e frikshme” – tha banorja Chrissa Gioukaki.

Zjarret vazhduan të lëviznin drejt juglindjes, drejt qytezës Agia Galini. Turistët u evakuuan me autobusë dhe vetura të mërkurën pasdite, tha Charalampos Sevvas, pronar i hotelit “Galini Mare”.

Më herët të mërkurën, kreu i qendrës së BE-së për reagime emergjente tha se Greqia e Italia pritet të ballafaqohen me rrezik të shtuar për zjarre në natyrë në javët në vijim.

Lajme të ngjashme