"Greqia është një aktor kryesor në rajonin tonë", Gërvalla takohet me kryediplomatin grek
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka takuar Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Giorgos Gerapetritis.
Lidhur me takimin, Gërvalla-Schwarz është shprehur se shteti grek është aktori më i rëndësishëm në rajon.
Marrëdhëniet miqësore në biznes, kulturë dhe politikë, janë temat e diskutuar me kryediplomatin grek, ka njoftuar Gërvalla.
“Greqia është një aktor kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh. Në një takim të përzemërt me kolegun tim Giorgos Gerapetritis, diskutuam marrëdhëniet tona miqësore në biznes, kulturë dhe politikë. Jam mirënjohës për partneritetin tonë!” – ka thënë ajo.
Greece is a leading actor in our region with whom we share a wide range of values and goals. In a cordial encounter with my colleague Giorgos Gerapetritis, we discussed our friendly relations in business, culture, and politics.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 23, 2023
Είμαι ευγνώμος for our partnership!#UNGA78 pic.twitter.com/JuOgTragBR