Grenelli pyet USAID-in pse i asistoi Kosovës në një projekt kur Kurti është "i dënuar e i sanksionuar" - NACIONALE

Grenelli pyet USAID-in pse i asistoi Kosovës në një projekt kur Kurti është "i dënuar e i sanksionuar"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-emisari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar USAID-in për ndihmën që i ka dhënë Kosovës.

Kryeministri Kurti me anë të një postimi në Twitter ka treguar që ka shpallur ankandin për 100 Megawat të energjisë solare në bashkëpunim me USAID-in.

E këtë postim e ka rishpërndarë ish-ambasadori Grenell që ka pyetur USAID-in se për çfarë arsyesh po i jepen ende ndihma qeverisë së Albin Kurtit.

“Pse USAID-i po i jep ndihmë qeverisë së Albin Kurit kur ai është i dënuar dhe sanksionuar nga Perëndimi për nxitjen e njëanëshme të dhunës? Nato-ja i ka dënuar veprimet e Kurtit.” – ka thënë z. Grenell.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian tashmë ka marrë një varg masash ndëshkuese ndaj Kosovës. Por fatmirësisht deri tash nuk ka pasur masa të zyrtarizuara nga ana e ShBA-ve, megjithëse ishin paralajmëruar nga ana e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme