Grenelli kundërshton kongresistin që tha se Kosova çdoherë mirëpriti përfshirjen e SHBA-së në rajon
Kongresisti Bill Keating ka thënë se Kosova e ka mirëpritur përfshirjen e ShBA-së në Ballkan.
Me këtë konstatim të Keating nuk është pajtuar ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kritikuar kongresistin Bill Keating, i cili mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Përmes një shkrimi në Twitter, Grenell e pyeti Keatingun nëse ka qenë në gjumë vjeshtën e kaluar, kur sipas tij, “Kurti refuzoi marrëveshjen për gazin amerikan".
“Kongresisti Keating thotë: Kosova ka mirëpritur gjithmonë përfshirjen e SHBA-së në vend dhe në Ballkan në përgjithësi. A ishte Keating në gjumë vjeshtën e kaluar kur Kurti refuzoi LNG-në e SHBA-së?! Kjo lloj dobësie nuk e ndihmon diplomacinë amerikane apo besueshmërinë tonë”, ka shkruar Grenell.
Keating e ka cilësuar këtë marrëveshje të arritur si investimi më i madh energjetik në historinë e vendit.
“Ky moment i rëndësishëm avancon marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe ambicien euroatlantike të Kosovës”, ka thënë ai.
Congressman Keating says: “Kosovo….has always welcomed U.S. involvement in the country and the Balkans at large,”
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 28, 2022
Was Keating asleep last Fall when Kurti rejected U.S. LNG?!
This type of weakness doesn’t help American diplomacy or our credibility. https://t.co/0SEkaroMKX pic.twitter.com/P6DVGv0Aub