Grenell - Vuçiqit: Mos e përdor rregulloren e BQK-së për t’i përshkallëzuar tensionet - NACIONALE

Grenell - Vuçiqit: Mos e përdor rregulloren e BQK-së për t’i përshkallëzuar tensionet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-emisari special amerikan për dialogun, Richard Grenell, pas kritikave ndaj kryeministrit, Albin Kurti, kishte edhe disa tjera për presidentin serb, Alexandar Vuçiq.

Grebell në X shkruajti se Vuçiqi nuk duhet ta përdorë tashmë çështjen e rregullores së BQK-së, për të përshkallëzuar tensionet.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të marrë karremin nga Albin Kurti për të përshkallëzuar tensionet. Ai gjithashtu duhet të refuzojë lëvizjet ruse dhe kineze për të përfituar nga situata – dhe në vend të kësaj të qëndrojë pranë SHBA-së dhe BE-së”, ka shkruar ai.

”Dhe kjo do të thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet të merret menjëherë me veprimet e fundit të njëanshme të Kurtit dhe mospërfilljen e kërkesave të SHBA-së dhe BE-së”, tha ai.

Lajme të ngjashme