Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më thirri për të më ngushëlluar për nënën
Richard Grenell, emisari special për misione të posaçme, njoftoi se Presidenti i ShBA-së, ndonëse ishte cak i një sulmi vrasës mbrëmë, gjeti kohë për ta telefonuar atë dhe për ta ngushëlluar për nënën e tij të ndjerë.
Grenell tha se nëna e tij ndërroi jetë të mërkurën.
“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte shënjestra e një tjetër atentati sonte… por më telefonoi pikërisht tani për të parë si isha, sepse nëna ime vdiq të mërkurën.”
The President of the United States was just the target of another assassin attempt tonight…but he called me just now to check in to see how I was doing because my mom died on Wednesday.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 26, 2026