Grenell pasi FBI ia bastisi shtëpinë ish-presidentit: Trump është më i fortë se kurrë
Dje në Florida, FBI ia bastisi shtëpinë ish-presidentit amerikan, Donald Trump. E pasi ndodhi kjo, diplomati amerikan, Richard Grenell, e komentoi këtë zhvillim përmes një shkrimi në twitter.
Grenell me një tweet të shkurtër tha se “Trump është më i fortë se kurrë”.
Diplomati amerikan së fundmi është përfshirë edhe në zhvillimet politike në Kosovë.
Dje tha se ka folur me ish-presidentin Thaçi në Hagë, ndërkohë që më herët ka komentuar zhvillimet në veri të vendit ku strukturat paralele atje, barrikaduan rrugët në veri të vendit pas Kurti vendosi pak reciprocitet me Serbinë.
Trump is stronger than ever before.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 9, 2022