Grenell i kapet ambasadorit gjerman: Ju e keni përkrahur Kurtin, keni qenë në anën e gabuar të historisë - NACIONALE

Grenell i kapet ambasadorit gjerman: Ju e keni përkrahur Kurtin, keni qenë në anën e gabuar të historisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell, është përplasur me ambasadorin gjerman Jorn Rohde.

Grenell i ka replikuar Rohdes në platformën X, duke thënë se Gjermania është në anën e gabuar të historisë, pasi e ka përkrahur Kurtin.

“Albin Kurti ka refuzuar çdo ide që Perëndimi e ka shtyrë. Fatkeqësisht, Qeveria e Gjermanisë ka dështuar t’i përqafojë zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiqi ishin pajtuar t’i shtynin përpara. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin. Çdo shtet në botë ka dënuar Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. Republikanët dhe demokratët rrallë pajtohen... por ata pajtohen se Kurti është problemi”, ka shkruar Grenelli në Twitter të martën në mëngjes.

Lajme të ngjashme