Greiçevci e falenderon shtetin e Holandës që e mbrojti nga Jack Smith, sa ishte ambasador aty - NACIONALE

Greiçevci e falenderon shtetin e Holandës që e mbrojti nga Jack Smith, sa ishte ambasador aty

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Lirim Greiçevci, ish-ambasador i Kosovës në Holandë, ka uruar shtetin holandez për ditën kombëtare të tyre, duke treguar edhe episode kur shteti i Holandës e mbrojti atë, siç thotë nga sulmet agresive të Jack Smith, sa ishte ambasdor në Hagë.

E plotë:

Sot në Holandë festohet ditëlindja e Mbretit (Koningsdag). Në këtë ditë, i tërë shteti veshet me ngjyrën festive të portokalltë të mbretërisë holandeze, ndërsa qytetarët marrin pjesë në aktivitete nga më të ndryshme festive.

Edhe pse disa nga ne jemi të detyruar të qëndrojmë këtu, jo pse kemi kërkuar, është vërtetë privilegj i veçantë të jetosh në Holandë. Është shtet ku respektohet barazia para ligjit, demokracia dhe tradita.

Unë jam falenderues ndaj shtetit holandez, i cili e ka respektuar në tërësi marrëveshjen Kosovë-Holandë për gjykatën në Hagë. Qeveria holandeze nuk na ka vënë asnjëherë pengesa në punë.

Përkundrazi, jam mirënjohës që, në raste të caktuara, qeveria holandeze edhe më ka mbrojtur nga sulmet agresive të Jack Smith ndaj meje si ambasador i Kosovës.

Prandaj, dëshiroj t'i shpreh urimet më të mira Mbretit Ëillem-Alexander për ditëlindjen e tij, si dhe popullit holandez për festën e tyre kombëtare.

Lajme të ngjashme