Gratë sot lirohen nga pagesa e biletës në Trafikun Urban në Prishtinë - NACIONALE

Gratë sot lirohen nga pagesa e biletës në Trafikun Urban në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për nder të “Prishtina Rozë”, të gjitha femrat do të lirohen nga pagesa e biletës në autobusët e trafikut urban.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen e Trafikut Urban, ku thuhet se kjo është bërë me qëllim që të festohet për të mbijetuarat e të prekurave me kancerin e gjirit.

“Të festojmë për të mbijetuarat dhe në të njejtën kohë të inkurajojmë të gjitha që të ndërmerren veprime për vetëdijësimin dhe parandalimin e kancerit të gjjirit!”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme