Granti i Perfomancës, Llavdroci: Drenasi tetë herë kampion
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar qytetarët pas renditjes së komunës së parë në Grantin e Performancës Komunale.
Lladrovci tha se ky është titulli i tetë për Drenasin në qeverisjen lokale.
“Tetë herë kampion, flet për përkushtimin e Asamblesë”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka vlerësuar administratën komunale dhe ekipin e Grantit të Performancës për rezultatet e arritura.
“Qytetarët e Drenasit... kanë qenë, janë dhe mbesin kampion”, ka deklaruar ai.