Granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi - NACIONALE

Granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi

3 javë më parë

nga NACIONALE

Dy persona kanë raportuar në Polici se të panjohur kanë hedhur një granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë.

Nga shpërthimi janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Policia e ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Lajme të ngjashme