Grafitet kërcënuese në veri: Policia fillon hetimet - NACIONALE

Grafitet kërcënuese në veri: Policia fillon hetimet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Zubin Potok, Mitrovicën e Verit dhe në Leposaviq janë shfaqur disa grafite në disa objekte.

Ato bartin ngjyrat e flamurit të Serbisë, e kuqe, e kaltër dhe e bardhë. “Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Jeton Brigada e Veriut”, janë disa prej mesazheve,

Lidhur me rastin ka reaguar policia, e cila njofton se rastet janë duke u hetuar.

Rastet janë si më poshtë:

Zubin Potok 11.02.2024 – 11:36. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Mitrovicë Veri 11.02.2024 – 10:30. Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Leposaviq 11.02.2024 – 11:30. Raportohet se persona të pa njohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme