Grabiti shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, arrestohet i dyshuari
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka konfirmuar arrestimin e personit të dyshuar për vjedhjen në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Bytyçi bëri të ditur për Klankosova.tv se i dyshuari ka pranuar fajësinë dhe është ndaluar për 48 orë, sipas vendimit të prokurorit.
Sipas zëdhënësit të policisë, gjatë hetimit janë gjetur disa nga gjërat e vjedhura, përfshirë dokumente personale, patentë shoferi dhe një pjesë e tyre është ende në kërkim, duke përfshirë edhe armën zyrtare.