Grabitet pompa në Prishtinë, vidhen rreth 200 euro
Një grabitje ka ndodhur në Prishtinë.
Siç njofton Policia e Kosovës, grabitja ka ndodhur në një pompë të derivateve.
Nën kërcënimin e thikës, një i dyshuar ka vjedhur rreth 200 euro.
“GRABITJE
Fsh. Trudë, Prishtinë 24.01.2025-05:42. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se sa ishte në vendin e punë në pompën e derivateve, një person i maskuar nën kërcënim të thikës i ka grabitur rreth 200€. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime” – ka raportuar PK-ja.