Gorani: VV manipuloi me idenë e bashkimit kombëtar për të fituar pushtetin
Gazetari dhe analisti i njohur Dukagjin Gorani ka thënë Lëvizja Vetëvendosje është përpjekur të "përvetësojë idenë e bashkimit kombëtar". E gjithë kjo, sipas Goranit, ka ndodhur me qëllim të manipulimit të opinionit publik për të fituar pushtetin.
“Çka përjetoj unë që bë vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë me t’u mush rrugët me flamuri kuq e zi duke e kërkuar bashkim kombëtar dhe ti e sheh nisjen e një procesi të madh të manipulimit. Përpjekja e përvetësimit të diçkaje që nuk ka lidhje me këtë organizatë dhe pasi që e përvetëson e bën për manipulim publik, në momentin e parë që e fiton pushteti heq dorë”, tha ai në Pressing.