Gorani - partive politike: Në këso situata, më mirë me përdorë telefonin se mikrofonin - NACIONALE

Gorani - partive politike: Në këso situata, më mirë me përdorë telefonin se mikrofonin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Për Dukagjin Goranin, partitë politike duhet të shpejtojnë në zhvillimin e negociatave për formimin e një koalicioni qeverisës. Ai kujton fjalën e një deputeti gjerman në vitin 2019 që kishte vizituar Kosovën dhe në atë kohë kur po bisedohej për koalicionin LDK-VV, ai kishte deklaruar se në këso situata, në Gjermani politikanët më shumë flasin në telefon, sesa në mikrofon.

“Më 2019 qëlloi një deputet gjerman këtu, kur u bisedojke për koalicione mes LDK-së dhe VV-së edhe nuk u dike a ka me ndodhë apo jo edhe ai i ngrati pat konferencë për shtyp, edhe i gjetur në këtë mes, ai tha shikoni, në këto situata te ne thonë është shumë më mirë me përdorë telefonin se mikrofonin”, tha Gorani në Pressing.

“Nuk zhvillohen bisedimet ndërpartiake me fjalën ‘nuk’ dhe me fjalën ‘jo’. Unë mendoj që Abdixhiku tha ‘jo, veç’.

Kjo prodhon efekt disfatist publik. Jo pse nul ndryshon me kohë por vetëm sa e vështirëson diskutimin publik i cili tash duhet me ia fillu.

Diskutimi publik fillon me përpjekjen me gjetë zgjidhje jo sa e pamundshme është zgjidhja.

Dalja e z.Abdixihiku sonte na dëshmoi që edhe ky është brenda korpusit të spekulimeve që kemi bërë më herët.

U thanë tash pozicionet nismëtare, apo fillestare, i ka thënë edhe partia VV, i ka thënë edhe z.Hamza edhe z.Abdixhiku dhe sot jemi në situatë kur nuk po përdoret ajo që pritet e ajo është gjetja e kompromisit, politika është punë kompromisi. Dikush diku duhet me lëshu pak pe.

Duhet me përgatit klimën publike, klima nuk përgatitet me fjalën “jo” dhe me fjalën “nuk”.

Një kompromis duhet me u gjetë, dikush me dikë do të qeverisë”, tha Gorani.

Lajme të ngjashme