Gorani me pyetje pas sondazhit që e renditi VV-në të parën: Kush janë bre vëlla këta njerëz? - NACIONALE

Gorani me pyetje pas sondazhit që e renditi VV-në të parën: Kush janë bre vëlla këta njerëz?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dukagjin Gorani, analist i përhershëm në T7, ka komentuar gjetjen e sondazhit të publikuar nga emisioni “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Në emisionin “Pressing”, Gorani ka pasur një pyetje.

“Kush janë bre vëlla këta njerëz të cilët kanë qenë të pyetur, çfarë lloji i njerëzve është ky”, ka pyetur Gorani.

“Ky sondazh flet për mos ndryshim të mendjes, madje jo vetëm për mos ndryshim, po flet për një gati për një botëkuptim dogmatik tifozërie, që thotë kështu pavarësisht çfarë përformance ka qeveria, ose ka ose nuk ka , mendja nuk ndërrohet. Preferencat që e kanë ndërtu këtë sondazh, tregojnë për një fije të hollë të iracionalitetit”, ka thënë ai.

Kujtojmë që në sondazhin e publikuar, VV-ja renditej dukshëm e para me 48.5 për qind

Lajme të ngjashme