Gorani: Bedri Hamza është duke e apeluar elektoratin e arsyeshëm
Gazetari Dukagjin Gorani ka komentuar slloganin e Partisë Demokratike duke thënë se kandidati për kryeministër i kësaj partie po apelon një elektorat të arsyeshëm.
Ai shtoi se Bedri Hamza nuk po pretendon aktrimin e ndonjë personi por atë që ai është në realitet.
“Unë mendoj që PDK-ja e sidomos Bedri Hamza është duke e apeluar elektoratin e arsyeshëm, meqë Hamza nuk ka e aktron ndonjë person të caktuar, ai po e aktron vetën, i tillë çfarë është, i tillë është edhe në realitet. Hamza është një ekspert i administratës dhe shtetin që ai e sheh, e sheh një shtet administrativ, që udhëhiqet prej një administrate të suksesshme që e ka një qëllim krijimin e një rregullatori në shoqëri”, ka thënë Gorani.