Gola si Kurti: Me LDK-në i bëjmë 80 vota por s’ka siguri
Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola në emisionin Frontal në T7 ka folur në lidhje me një marrëveshje potenciale me LDK-në dhe për çështjen e votive në Kuvend. Ai ka përsëritur atë që Kurti thoshte para zgjedhjeve të fundit, se duhen më shumë se 80 vota për Presidentin.
“Mund të jenë të rralla rastet kur mund të jenë votat kështu me ‘tetik’, dhe s’ka siguri. Janë 80 vota. Por s’ka siguri, le të jemi të sinqertë. S’është e rastësishme që Kurti e përmendi se duhen më shumë vota për siguri. Merreni me mend nëse ti i ke 85 vota si mazhorancë, kush mund të mbetet në opozitë.”- ka deklaruar ai.