Gojnovci kandidat për deputet nga rradhët e LDK-së - NACIONALE

Gojnovci kandidat për deputet nga rradhët e LDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Tashmë kanë filluar publikimet pjesë-pjesë të listave për deputet në Kuvendin e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës para disa ditësh bëri të ditur kandidatët nga nëndegët e Kryeqytetit, si dhe kandidatura të tjera të personave që në një mënyrë a tjetër janë të njohur për opinionin publik.

Ndërkohë që në kryeqytet emrat veçse janë bërë zyratar, javë më parë, nga dega e kësaj partie në Fushë Kosovë një gjë e tillë ndodhi këtë të mërkurë. Njëri nga kandidatët, do të jetë Laureat Gojovci, i cili një gjë të tillë e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë të Fushë Kosovës, mbështetës dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë të ndaj me ju lajmin e nominimit tim si kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga Dega e LDK-së në Fushë Kosovë. Ky vendim, i marrë nga strukturat tona dhe i mbështetur fuqishëm nga kryetari i komunës z. Burim Berisha dhe kryetari i degës, z. Besnik Osmani, për mua është një vlerësim i jashtëzakonshëm dhe njëherësh përgjegjësi e madhe.

Si një i ri me pasion dhe përkushtim për të ardhmen e vendit tonë, besoj se është koha për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.Kosova ka nevojë për LDK-në, sepse fuqia e Kosovës qëndron në vlerat e saj demokratike! Kosovës i duhet një qeveri rugoviste dhe një kryeministër rugovist.

Me liderin tonë, Lumir Abdixhikun, si kryeministër i ardhshëm, me ekipin tonë të përkushtuar dhe me një program politik të konkretizuar.

Bashkë me ju, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur dhe më të drejtë për vendin tonë. Ju ftoj të më bashkoheni në këtë rrugëtim dhe të më mbështesni në zgjedhjet e ardhshme.

Zoti e bekoftë Fushë Kosovën!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës! Bashkë jemi, bashkë do të jemi përherë!

Gojovci momentalisht është shef i grupit të asamblistëve të LDK-së në këtë komunë. Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021 Gojovci doli ndër tre kandidatët më të votuar në listë.

Lajme të ngjashme