Goditi me veturë motoçiklistin, arrestohet mërgimtari nga Gjermania - NACIONALE

Goditi me veturë motoçiklistin, arrestohet mërgimtari nga Gjermania

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e djeshëm, ku si pasoj ka vdekur një person.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se personi që ka goditur motoçiklistin është arrestuar.

Sipas policia, personi në fjalë është shtetas i Gjermanisë.

“Rr. Edmond Hoxha, Prishtinë 01.08.2025-16:58. Është arrestuar i dyshuari shqiptar-shtetas i Gjermanisë, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksidentin duke goditur motoçikletën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme