Goditi dy këmbësore me veturë në Shirokë të Suharekës, arrestohet i dyshuari - NACIONALE

Goditi dy këmbësore me veturë në Shirokë të Suharekës, arrestohet i dyshuari

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Shirokë të Fushë Kosovës.

Sipas policisë, një person ka goditur dy këmbësore femra me veturën e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka treguar se viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Policia ka treguar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Shirokë, Suharekë 27.03.2026 – 17:53. Ka ndodhë një aksident trafiku, ku i dyshuari mashkull kosovar, me veturën e tij ka goditur dy këmbësore femra. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, është thënë në raportin policor.

Lajme të ngjashme