Goditet nga një shpërthim i madh ura kyçe që e lidh Krimenë me Rusinë
Ura Kerch, që e lidh Rusinë me Krimenë, simbol i urryer i pushtimit rus të gadishullit jugor ukrainas, është goditur nga një shpërthim masiv në pjesën që shërben për trafik hekurudhor.
Në fotografitë e publikuara në internet shihet një zjarr i madh në të paktën dy vagonë të një treni në urë, bashkë me shtëllungën e madhe të tymit të zi, shkruan “The Guardian”, përcjell Nacionale.
Very clear view of the vehicle portion of the bridge that collapsed and the railway portion on fire. pic.twitter.com/fYsLJuHRcE
— Rob Lee (@RALee85) October 8, 2022
Shpërthimi, për të cilin dëshmitarët thanë se u dëgjua disa kilometra larg, ndodhi të shtunën rreth orës 6 të mëngjesit përderisa një tren po kalonte mbi urë, edhe pse nuk qe menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Kjo urë ka simbolikë të rëndësishme për Rusinë dhe është rrugë e rëndësishme ligjistike për forcat ruse në Krime.