Goditet nga makina një këmbësore në Prishtinë
Një këmbësore është goditur nga një makinë në rrugën Enver Maloku në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Enver Maloku Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.” – ka thënë Ahmeti.