Goditet me veturë një polic në Gjilan, policia jep detaje - NACIONALE

Goditet me veturë një polic në Gjilan, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një polic është sulmuar nga një qytetarë në Gjilan.

Rasti ka ndodhur derisa kur polici që ishte duke lëvizur me bicikletën e tij kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer - hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me shenjë komunikacioni.

Ndërkohë, “vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes”.

Raporti i plotë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Abdulla Tahiri, Gjilan / 10.08.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar zyrtar policor ka raportuar se derisa kishte qenë duke lëvizë me biçikletë kishte hasur në një veturë me targa të huaja duke u kthyer - hyrë në një rrugë e cila e ka të ndaluar me u kyqë me shenjë komunikacioni, andaj vozitësit të veturës -të dyshuarit ende të panjohur ju ka prezantuar si person zyrtar dhe tërheqë vërejtjen, por i dyshuari jo vetëm që nuk i bindet urdhrave të zyrtarit policor me veturë e godet zyrtarin policor me gjithë biçikletë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Si pasoj e goditjes zyrtari policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme