Goditet dega e AAK-së në Prizren, kryesia e një nëndege largohet nga partia - NACIONALE

Goditet dega e AAK-së në Prizren, kryesia e një nëndege largohet nga partia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asamblisti i AAK-së në komunën e Prizrenit, Besnik Baldedaj, ka bërë me dije se nga sot është larguar kjo parti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga AAK-ja dorëheqjeje të parevokueshme kanë dhënë edhe kryesia e kësaj nëndege.

Ai ka treguar se është larguar nga kjo parti pasi që më nuk beson në vizionin e AAK-së.

“Me shumë keqardhje më duhet t’ju njoftoj se sot, që nga ky moment unë s'bashku me kryesinë e nëndegës së AAk'së në Dedaj (regjioni i Hasit) japim dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet e AAK-së”. Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, si një ndër asambleistët më të votuar të listës së AAK-së dhe Dedaj një nëndegë me aktive e këtij subjketi politik në Prizren nuk ishte aspak i lehtë. Por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e AAK-së me theksë të veqantë "degës në Prizren", e cila e nëvlersoj anashkaloji gjithë këtë kontribut timin, kontributi ynë mëtutjeshëm aty, nuk do të jetë më i sinqertë”, ka shkruar ai,

Ai ka falënderua të gjithë votuesit e AAK-së për mbështetje.

“Votuesve të AAK-së dhe mbështetësve të mi, ju falënderohem nga zemra për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për mua, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira! Ne politik vota te mban”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme