Hoti: Me rrymë Kurti na ktheu në vitet 2000, me debatin për shaminë në vitet 1950 - NACIONALE

Hoti: Me rrymë Kurti na ktheu në vitet 2000, me debatin për shaminë në vitet 1950

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit në Kosovë.

Deputeti i LDK-së, ka kritikuar qeverinë duke thënë se është e papërgjegjshme që vendit të udhëhiqet në këtë mënyrë.

Ndërkaq, për reduktimet me energji elektrike, ka thënë se po kthehet situata pas luftës 1998-1999, teksa sipas tij, për të mbuluar këtë temë, po hapin temën e shamisë në shkolla që është temë e "viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore".

Shkrimi i plotë i Hotit:

Po i përcjell me shqetësim zhvillimet e javëve të fundit. Është e papërgjegjshme të udhëhiqet vendi në këtë mënyrë. Nuk iu kemi borxh të na kthejnë me dekada prapa.

Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të ngjashme