Glauk Konjufca shkon për ngushëllime te familja e ish-Presidentit Thaçi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit Hashim Thaçi u nda nga jeta të dielën e 16 marsit, pak ditë pas së vizitës së të të birit.
Mijëra qytetarë të Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare kanë bërë dje homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçin, babait të ish-presidentit Hashim Thati.
Nga ana tjetër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje nuk kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore të babait të Thaçit dhe ende nuk kanë shkuar për të shprehur ngushëllime.