Glauk Konjufca e lëndon këmbën, nuk e drejton për një kohë Kuvendin - NACIONALE

Glauk Konjufca e lëndon këmbën, nuk e drejton për një kohë Kuvendin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për një kohë, Glauk Konjufca nuk do ta drejtojë Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi ka pësuar një lëndim në këmbë, që ia pamundëson daljen në punë.

Këtë e ka konfirmuar shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë ne vendin e tij të punës ka pas një lëndim fizik mbrëmë. Do të jetë në pushim shëndetësor me rekomandim të mjekut për shkak të rikuperimit të këmbës”, tha Kusari- Lila.

Kuvendi do të drejtohet nga njëri prej nënkryetarëve për këtë kohë.

Lajme të ngjashme