Gjyshinca: Mos e ka pasë fjalën Gashi për vjeshtën e vitit 2025
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinica ka ironizuar me një deklaratë të Arben Gashit, i cili ka paralajmëruar se Qeveria Kurti do të bie në vjeshën e vonë.
Gjyshinca, ka thënë se Gashi mund ta ketë pasur fjalën për vjeshtën e vitit 2025.
“Mos e ka pasur fjalën për vjeshtën e vonë të vitit 2025”, ka thënë ai kur është pyetur ne rtv dukagjini.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, pasi sipas tij si shenjë e pakënaqësisë, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.