Gjyshi kundër grevës, e quan fashist SBASHK-un: I jeni bashkuar fashistëve - NACIONALE

Gjyshi kundër grevës, e quan fashist SBASHK-un: I jeni bashkuar fashistëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një familjar i një nxënësi është përplasur me njërin nga mësimdhënësit në shkollën “Ismail Qemali”, rreth grevës që po vazhdon të mbahet.

“Ju i jeni bashkuar Sindikatës”, tha familjari, që siç raporton Koha është gjysh i një nxënësi në këtë shkollë.

“Ne jemi Sindikata, Sindikata është partner social i Qeverisë”, ia ktheu mësimdhënësi.

Gjyshi i revoltuar me grevën, ka përdorur një term aspak korrekt.

“Ju i jeni bashkuar fashistave”, tha tutje ky gjysh.

“Çka kanë morë sot këta gjyshër sot”, u dëgjua të thotë mësimdhënës.

Lajme të ngjashme