“Gjykatës Themelare”: Kurtit i rrëshqet një “a” e çuditshme, ia ndryshon emrin gjykatës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë të premten në përurimin e objektit të ri të Gjykatës Themelore të Gjakovës.
Duke folur para gazetarëve, ai ia ndryshoi pak – pa dashje, besojmë – emrin kësaj gjykate, duke e përdorur zanoren “a” në vend të zanores “o” te mbiemri “Themelore”.
“Ndodhemi këtu në hollin pranues të ndërtesës së re të Gjykatës Themelare të Gjakovës, e cila i ka edhe dy degë, në Rahovec edhe në Malishevë” – tha Kurti.