Gjykata Themelore e Prishtinës i shpall të pafajshëm të akuzuarit për rastin e hidrocentraleve - NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtinës i shpall të pafajshëm të akuzuarit për rastin e hidrocentraleve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë sot i ka shpallur të pafajshëm të akuzuar për rastin e hidrocentraleve.

Sipas raportimit të Betimit për Drejtësi, të akuzuarit Mimoza Kusari Lila, Nenad Rashiqi, Dardan Gashi si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka, të cilët akuzoheshin nga Prokuroria Speciale për korrupsion në rastin e njohur si “Afera e Hidrocentraleve”, sot janë liruar nga aktakuza.

Thuhet se në seancën e fundit, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiqi kishin kërkuar që aktakuza ndaj tyre të hidhej poshtë.

Në anën tjetër, tregohet se shqyrtimi kryesor lidhur me këtë rast ka filluar më 1 korrik 2021, kur të akuzuarit ishin deklaruar përsëri të pafajshëm për akuzat e PSRK-së.

Lajme të ngjashme