Gjykata Speciale sot e shpall vendimin për Pjetër Shalën
Ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala, sot do t`i shpallet aktgjykimi nga Gjykata Speciale.
Në procesin gjyqësor që ka nisur në shkurt të vitit të kaluar, Shala është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ai akuzohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte.
Në mars të vitit 2021, Pjetër Shala ishte arrestuar në Belgjikë dhe ishte transferuar në qendrën e paraburgimit në Hagë.