Gjykata Speciale kërkon informacione për pagesën e avokatëve në rastin e Shalës dhe të tjerëve - NACIONALE

Gjykata Speciale kërkon informacione për pagesën e avokatëve në rastin e Shalës dhe të tjerëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Speciale ka kërkuar informacione nga Ministria e Drejtësisë për statusin financiar rreth procesit gjyqësor ndaj Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës.

Sipas mediumit “Koha”, Gjykata ka urdhëruar nga Zyra Administrative të kontaktojë Ministrinë e Drejtësisë rreh aspektit të financimit të ekipeve mbrojtëse.

“Pasi dëgjoi palët dhe theksoi urgjencën e aspektit të financimit të ekipeve Mbrojtëse, gjykatësi Giju urdhëroi Zyrën Administrative të DHSK-së të kontaktojë urgjentisht Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës, të kërkojë informacion në lidhje me statusin e financimit, mendim për kohën e vendimit të Ministrisë dhe të raportojë deri më 20 shkurt 2024.” – është thënë nga Gjykata Speciale.

Lajme të ngjashme