Gjykata në Gjakovë e refuzon si të pabazuar padinë e Mimoza Kusari-Lilës ndaj Ardian Gjinit - NACIONALE

Gjykata në Gjakovë e refuzon si të pabazuar padinë e Mimoza Kusari-Lilës ndaj Ardian Gjinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka refuzuar padinë e Mimoza Kusarit-Lilës, e cila e kishte paditur për shpifje dhe fyerje kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinit.

Në vendimin e gjykatës, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, thuhet se padia e Kusar-Lilës ka qenë pabazuar.

Padia në fjalë ishte ushtruar më 13 nëntor 2017.

Përmes padisë, Kusari-Lila kishte kërkuar kompensimin e dëmit moral për shpifje dhe fyerje ndaj të paditurit Ardian Gjini.

Ajo kishte pretenduar se gjatë fushatës në zgjedhjet për kryetar të Gjakovës, Gjini e kishte fyer atë.

Në vendimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës, i cili është marrë më 9 gusht 2024, thuhet se deklarimet e të paditurit janë bërë përgjatë fushatës zgjedhore.

Lajme të ngjashme