Gjykata Kushtetuese bëhet me faqe në Facebook
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka hapur llogari në rrjetin social Facebook.
Përmes një njoftimi pikërisht në këtë platform, Gjykata ka bërë të ditur se aty qytetarët do të njoftohen me zhvillimet e fundit rreth vendimmarrjes dhe aktiviteteve të Kushtetueses.
“Mirë se vini në faqen e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës! Informohuni për më të rejat rreth vendimmarrjes dhe aktiviteteve të Gjykatës Kushtetuese.” – thuhet në njoftim.