Gjykata konfirmon aktakuzën kundër Haskukës dhe tre ish-deputetëve tjerë - NACIONALE

Gjykata konfirmon aktakuzën kundër Haskukës dhe tre ish-deputetëve tjerë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas Betimit për Drejtësi ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe tre ish-deputetëve Enver Hoti, Shqipe Pantina dhe Teuta Haxhiu.

Ata akuzohen për hudhjen e gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës dhe kësisoj kishin penguar mbajtjen e seancën parlamentare.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, rezulton se të njëjtit akuzohen se secili veç e veç i kanë kryer veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Duke vendosur lidhur me kërkesën për kundërshtim të provave dhe kërkesën për hudhje të aktakuzës të ushtruar nga mbrojtësi i të pandehurit E.H, avokat H.M dhe pas pranimit të përgjigjes nga Prokurori i Shtetit në kërkesën për kundërshtimin e provave dhe kërkesa për hudhje të aktakuzës, jashtë seancës, me datë 25.05.2022, mori Aktvendim dhe refuzohet kërkesa për kundërshtimin e provave dhe kërkesa për hudhjen e aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë numër PP.II.nr.102/16 të datës 20.04.2016, e parashtruar nga mbrojtësi i të pandehurit E.H, avokat H.M, për shkak të veprës penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPRK-së, si e pabazuar” thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Në këtë rast sipas aktakuzës i akuzuar është edhe Rexhep Selimi, mirëpo për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, Gjykata ka bërë veçimin e procedurës për të njëjtin.

Lajme të ngjashme