Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Andi Pajazitit, i dyshuar për vrasjen në “Bon Vivant” - NACIONALE

Gjykata ia vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin Andi Pajazitit, i dyshuar për vrasjen në “Bon Vivant”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Andi Pajazitit. I njejti është i dyshuar për përfshirje në rastin e 4 gushtit në “Bon Vivant”, ku si pasojë e të shtënave me armë vdiq 39-vjeçari Kastriot Ramadani.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimit, e ka konfirmuar për media, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, nga rasti i vrasjes në Bon Vivant, i arratisur vazhdon të mbetet Dukagjin Nikollaj.

Lajme të ngjashme