Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare - NACIONALE

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.

Berisha kundërshtonte vendimin e SPAK, që nuk e lejonte atë të shkonte në parlament, ç’ka do të sillte marrje masash të posaçme për ta shoqëruar ish kryeministrin.

Burimet e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha thanë se gjatë seancës me dyer të mbyllura avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha përpos sjelljes së praktikës së gjykatës së Strasburgut, kërkuan që Berisha të lejohet të shkojë në parlament pasi i rrezikohet mandati nëse nuk paraqitet për gjashtë muaj.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit 2023, pasi është i dyshuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.

Lajme të ngjashme