Gjykata e ktheu në punë, Çuni: Fitorja e Jakupit është frymëzim për të gjithë ata që janë viktimë e tekeve personale - NACIONALE

Gjykata e ktheu në punë, Çuni: Fitorja e Jakupit është frymëzim për të gjithë ata që janë viktimë e tekeve personale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ministria e Punëve të Jashtme duhet të rikthejë në detyrë Viskont Jakupaj, diplomatin e shkarkuar padrejtësisht nga misioni diplomatik dhe t'i paguajë dëmshpërblim mbi 20 mijë euro.

Ndaj këtij vendimi të gjykatës, ka reaguar deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Vikonti Jakupi, zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, “është frymëzim për të gjithë ata që janë viktima të amatorizmit, nepotizmit, tekave personale dhe arrogancës” për shkak të fitores së tij.

“Fitorja e Viskont Jakupit, zyrtar i MPJD, është frymëzim për të gjithë ata që janë viktimë e amatorizmit, nepotizmit, tekeve personale, arrogances, etj. Kurrë mos u nënshtro!” – shkroi Çuni.

Lajme të ngjashme