Gjykata e hedhë poshtë si të pabazuar padinë e Dimal Bashës ndaj Lirim Mehmetajt - NACIONALE

Gjykata e hedhë poshtë si të pabazuar padinë e Dimal Bashës ndaj Lirim Mehmetajt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur poshtë si të pabazuar padinë e deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, ndaj tij.

Mehmetaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se institucionet nuk kanë rënë pre e pesionit.

“Fatmirësisht, institucionet kësaj radhe nuk kanë rënë preh e presionit të pushtetit kriminal të Albin Kurtit, por nuk do të thotë që nuk do të ndodhë ndryshe në të ardhmen.

Në ndërkohë, mbetem në pritje të padive të reja.” – ka thënë ai.

Mehmetaj ka folur tutje edhe për padinë që ka marrë nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Veçanërisht po e pres me ëndje fillimin e seancave për padinë që më ka bërë djali i policit të Serbisë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Do të përjetoj një kënaqësi të veçantë kur edhe përmes gjykatës të dëshmohet se ai është ai që është, pra djali i policit të Serbisë.”

Ndryshe, Basha kishte paditur gazetarin Mehmetaj pas reagimit të këtij të fundit ndaj deklaratave raciste të deputetit në lidhje me rajonin e Drenicës.

Lajme të ngjashme