Gjykata e Gjilanit merr vendim për kirurgun që dyshohet se sulmoi kolegun - NACIONALE

Gjykata e Gjilanit merr vendim për kirurgun që dyshohet se sulmoi kolegun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dyshohet se kirurgu Luan Mustafa e ka sulmuar kolegun e tij, gjithashtu kirurg Arbër Morina.

Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Gjilanit.

Prokuroria ka kërkouar arrest shtëpiak për Mustafën, por Gjykata e ka refuzuar një kërkesë të tillë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betim për Drejtësi”, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.

Shkodra tha se ndaj Mustafës, Gjykata ka caktuar masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

Lajme të ngjashme