Gjykata e dënon me gjashtë vjet burg një të dyshuar për tentim-vrasje në Pejë - NACIONALE

Gjykata e dënon me gjashtë vjet burg një të dyshuar për tentim-vrasje në Pejë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Një i dyshuar për tentim-vrasje në Pejë është dënuar me gjashtë vjet burg.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Pejë.

Njoftimi:

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, në përbërje me trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtari Armend Lokaj dhe anëtarët gjyqtarët Sami Sharraxhiu dhe Petrit Nrecaj, ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër të pandehurit A.H., me vendbanim në Pejë.

Gjykata ka vendosur që të pandehurit A.H. t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv prej 6 (gjashtë) viteve për shkak të veprës penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë

Lajme të ngjashme